Pyetja: Si duhet të veprojë nëse dikush cingërron në derë derisa jam duke u falur, ndërsa në shtëpi nuk është askush përveç meje?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Nëse bëhet fjalë për namaz vullnetar, atëherë lejohet që të ndërpritet namazi dhe të shikohet se kush po troket në derë.

Sa i përket namazit të obligueshëm, nuk duhet të ngutemi ta ndërprejmë, përveç nëse ka frikë se do t’i ikë diçka e rëndësishme. Në këtë rast, mund t’i tërhiqet vërejtja personit që troket me fjalët “Subhanallah” (gratë tërheqin vërejtjen duke goditur me dorë). Kjo bëhet me qëllim që të tregohet se jeni duke falur namaz. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nëse ju ndodh diçka në namaz, burri le të thotë ‘Subhanallah’, kurse gruaja le të godasë me duar.”

Nëse kjo nuk mjafton për shkak të largësisë dhe personi që troket nuk e dëgjon, atëherë namazi mund të ndërpritet për shkak të kësaj nevoje, sidomos nëse është namaz vullnetar.

Gjithashtu, mund të ndërpritet edhe namazi farz nëse dihet se personi troket për ndonjë gjë të rëndësishme, por në këtë rast namazi duhet të përsëritet.

Shejh ibën Xhibrini