Pyetja:
Kur shohim hënën e re çfarë themi?
***
Përgjigjja:
Prej sunetit profetik është se kur e shohim hënën e re themi:
اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُمَّ أَهِلَّهُ عَلَيْنَا بِالْأَمْنِ وَالْإِيمَانِ، وَالسَّلَامَةِ وَالْإِسْلَامِ، وَالتَّوْفِيقِ لِمَا تُحِبُّ رَبَّنَا وَتَرْضَى، رَبُّنَا وَرَبُّكَ اللَّهُ.
All-llãhu ekber, All-llãhumme ehil-lehu ‘alejnã bil emni wel ĩmãn, wes-selãmeti wel islãm, [wet-tewfĩḳi limã tuḥibbu Rabbenã we terḍã], Rabbunã we rabbukall-llãhu.
(Allahu është më i madhi. O Allah! Bëj që dalja e kësaj hëne mbi ne të shoqërohet me siguri, vazhdimësi në iman, shpëtim nga çdo e keqe e dëmtim, islam (nënshtrim) të vazhdueshëm ndaj Teje [dhe mbarësi për atë që Zoti ynë e do dhe e pëlqen!] Zoti ynë dhe Zoti yt (o hënë) është Allahu!).[1]
—————————–
[1] Tirmidhiu dhe Darimiu (Sahih Tirmidhi).