Pyetja:

Cilën lutje duhet ta bëjmë kur vizitojmë varrezat?

***

Përgjigjja:

Lutjen që duhet ta bëjmë kur vizitojmë varrezat është:

“Es-selãmu ‘alejkum ehled-dijãri minel mu’minĩne wel muslimĩne we innã in-shã-All-llãhu bikum lãḥiḳũn, [we jerḥamull-llãhu el musteḳdimĩne minnã wel muste’ḣirĩn] es’elull-llãhe lenã we lekumul ‘ãfijeh!”

(Paqja qoftë mbi ju, banorë të varrezave, besimtarë dhe muslimanë! Edhe ne në dashtë Allahu do t’ju bashkëngjitemi juve! [Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur para nesh dhe ata që do të vdesin më vonë!] E lus Allahun të na ruajë nga të këqijat ne dhe ju!).[1]

—————————————————————–

[1]Muslimi nga Burejde, por pjesa në kllapa është marrë nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) që e shënon Muslimi.