Pyetja:

Lutja kur qëndrojmë diku në një vend, qofshim udhëtarë apo jo

***

Përgjigjja:

Nga suneti profetik është se kur qëndrojmë diku në një vend, qofshim udhëtarë apo jo, ta themi lutjen:

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ.

E’ũdhu bi kelimãtil-lãhit-tãmmãti min sherri mã ḣaleḳ.

(Mbrohem me fjalët e përkryera të Allahut nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar!).[1]

———————

[1]Muslimi