Pyetja:

Cila është lutja që bëhet për fëmijën e vdekur, kur i falet namazi i xhenazes?

***

Përgjigjja:

Lutja që bëhet për fëmijën e vdekur, kur i falet namazi i xhenazes është:

All-llãhumme e’idh’hu min ‘adhãbil ḳabri. [1]

اللَّهُمَّ أَعِذْهُ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ.

O Allah, ruaje atë nga dënimi i varrit.[2] Është mirë të lexohet edhe kjo lutje:

All-llãhumme ixh’alhu feraṭan we dhuḣran li wãlidejhi, we shefĩ’an muxhãben. All-llãhumme theḳḳil bihi mewãzĩnehumã we a’ëḍhim bihi uxhũrahumã, we elḥiḳhu bi ṣãliḥil mu’minĩn, wexh’alhu fĩ kefãleti Ibrãhĩm, we ḳihi bi-raḥmetike ‘adhãbel xheḥĩm, we ebdilhu dãren ḣajran min dãrihi, we ehlen ḣajran min ehlihi. All-llãhummeġfir li eslãfinã, we efrãṭinã, we men sebeḳanã bil ĩmãn.

اللَّهُمَّ اجْعَلْهُ فَرَطًا وَذُخْرًا لِوَالِدَيْهِ، وَشَفِيعًا مُجَاباً، اللَّهُمَّ ثَقِّلْ بِهِ مَوَازِينَهُمَا، وَأَعْظِمْ بِهِ أُجورَهُمَا، وَأَلْحِقْهُ بِصَالِحِ الْمُؤْمِنِينَ، وَاجْعَلْهُ فِي كَفَالَةِ إِبْرَاهِيمَ، وَقِهِ بِرَحْمَتِكَ عَذَابَ الْجَحِيمِ، وَأَبْدِلْهُ دَارًا خَيْرًا مِنْ دَارِهِ، وَأَهْلًا خَيْرًا مِنْ أَهْلِهِ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِأَسْلَافِنَا، وَأَفْرَاطِنَا، وَمَنْ سَبَقَنَا بِالْإِيمَانِ.

(O Allah, bëje këtë fëmijë si shpërblim paraprijës e të rezervuar për prindërit e tij, dhe si ndërmjetësuses që i pranohet lutja. O Allah, rëndoje me të mira peshoren e prindërve për shkak të tij dhe jepu atyre shpërblim të madh. Bashkoje këtë fëmijë me besimtarët e mirë. Vendose atë në kujdestarinë e Ibrahimit. Mbroje atë, me mëshirën Tënde, nga dënimi i Xhehenemit. Ndërroja shtëpinë me një shtëpi më të mirë dhe familjen me një familje më të mirë. O Allah, fali paraardhësit tanë, fëmijët që na kanë paraprirë (si shpërblim për në xhenet) dhe ata që kanë besuar para nesh).[3]

اللَّهُمَّ اجْعَلْهُ لَـنَا فَرَطَاً، وَسَلَفاً، وَأَجْراً.

All-llãhummexh’alhu lenã feraṭan we selefen we exhrã.

(O Allah, bëje këtë fëmijë punë të mirë që na paraprin, pararendës për ne[4] dhe shpërblim të madh për ne).[5]

———————————-

[1] [Një fëmijë i tillë u paraprin prindërve si shpërblim a si punë e mirë në Ditën e Gjykimit, dhe për këtë shkak për prindërit ky fëmijë quhet ferat (shpërblim paraprijës), një fjalë kjo e përmendur dhe më sipër].

[2] Seid ibn Musejibi tregon se ka falur pas Ebu Hurejres namazin e xhenazes së një fëmije që s’kishte bërë kurrë gjynah, dhe se e ka dëgjuar atë duke u lutur: “All-llãhumme e‘iḍhhu min ‘adhãbil ḳabri”. Maliku në Muveta. Senedi është i saktë.

[3] Mugni i Ibn Kudames 3/416 dhe ‹Ed-durusul muhimme’ i Ibn Bazit. [Kjo lutje, kështu kaq e gjatë, nuk përmendet në ndonjë hadith].

[4] [Sipas një shpjegimi tjetër: bëje durimin ndaj vdekjes së këtij fëmije si parapagim për shërblimin në Ahiret].

[5] Haseni, kur falte namazin e xhenazes për fëmijën, lexonte suren Fatiha dhe bënte lutjen: “All-llãhummexh’alhu lenã feraṭan we selefen we exhrã”. Sjellë nga Begaviu në Sherhus-Sune, Abdurrezaku dhe Buhariu, por ky i fundit e ka sjellë si transmetim ‘mualek’ (pa sened).