Pyetja:

Si bëhet lutja e ngushëllimit kur dikujt i ka vdekur familjari apo i afërmi?

***

Përgjigjja:

Lutja e ngushëllimit kur dikujt i ka vdekur familjari apo i afërmi bëhet kështu:

إِنَّ لِلَّـهِ مَا أَخَذَ، وَلَهُ مَا أَعْطَى، وَكُلُّ شَيءٍ عِنْدَهُ بِأَجَلٍ مُسَمًّى… فَلْتَصْبِرْ وَلْتَحْتَسِبْ.

Inne lil-lãhi mã eḣadhe, we lehu ma a’ëṭã, we kul-lu shej’in ‘indehu bi exhelin musemmã… Fel teṣbir wel taḥtesib.

(Vërtet, e Allahut është ajo që e merr dhe e Allahut është ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, prandaj le të bëjë durim dhe le të synojë me durimin arritjen e shpërblimit të Zotit (se kështu durimi i llogaritet si punë e mirë))[1]. Është mirë të thuhet edhe kjo lutje:

أَعْظَمَ اللَّهُ أَجْرَكَ، وَأَحْسَنَ عَزَاءَكَ، وَغَفَرَ لِمَيِّتِكَ.

A’ëḍhamall-llãhu exhrake we aḥsene ‘azãeke, we ġafera li mejjitike.

(Allahu të dhëntë shpërblim të madh, të bëftë durimtar të mirë dhe ta faltë të  vdekurin).[2]

—————————–

[1]Buhariu dhe Muslimi.

[2]El-Edhkar i Neveviut.