Pyetje!
Hoxhë, deri në cilën javë fryti ndihet gjallë dhe deri në cilën javë është i lejuar abortimi?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje:
Fryti në barkun e nënës ndihet i gjallë ose i vjen shpirti, pasi t’i ketë kaluar 120 (njëqind e njëzet) ditë.
Aborti në esencë është i ndaluar, por nëse nëna ka problem me shtatzënësi apo fëmija ka implikime në zhvillim, atëherë mund të mendohet për abort, me kusht që mos t’i ketë kaluar këto 120 ditë. Për më gjerë, lexo temën në linkun e mëposhtëm ku i keni të detajizuara periudhat e abortit.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku