Pyetja:

Nëse një fëmijë lind i vdekur, a ringjallet ai në botën tjetër?

***

Përgjigjja:

Fëmijës i vjen shpirti në muajin e katërt, vetëm atëherë ai konsiderohet fetarisht si njeri. Për këtë arsye edhe nëse del para kohe, qoftë edhe i vdekur më pas, dhe nëna e tij e ka ndjerë të gjallë, pra pas këtyre katër muajve, atëherë i falet xhenazja , siç dihet kjo. Sepse ai ishte qenie e gjallë me shpirt, dhe ky shpirt i është krijuar atij që herët ndaj ka mundësi që ai të ringjallet në ahiret, përndryshe nëse atij nuk i ka ardhur shpirti por ka dalur i vdekur para katër muajsh, ai nuk konsiderohet si qenie njerëzore fetarisht dhe nuk i falet xhenazja, dhe ndoshta nuk ka se si të ringjallet në ahiret!

Gjithsesi, Allahu e di më së miri. Këto janë çështje që i përkasin botës tjetër dhe sido që të jetë ngelen gajb dhe nuk është se kanë ndonje vlerë praktike për një besimtar.

Justinian Topulli