Dëmshpërblimi për marrëdhëniet intime me gruan që ka ciklin e saj mujorë

Ai që nuk mund të përmbahet dhe ka marrëdhënie seksuale me gruan që ka ciklin e saj mujorë, është i detyruar që të paguaj si dëmshpërblim vlerën e një monedhe ari. Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me burrin që ka marrëdhënie intime me gruan e tij kur ajo ka ciklin e saj mujorë:

“Ai duhet të dhurojë një ose një gjysmë monedhe ari.”1

1 Ebu Davudi, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxheh, Tabarani në “el-Muxhem el-Kebir” (2/148), Ibn-ul-Arabi (1/49-50), Darimi, Hakimi dhe el-Bejhaki me zinxhir autentik sipas kushteve të Bukharit. Hadithi është saktësuar nga el-Hakim, i cili u mbështet nga edh-Dhehebi, Ibn-ul-Kajim dhe Ibn Haxher el-Askalani, Ibn-Dakik, Ibn-ut-Turkmani, Ibn-ul-Kajimi dhe Ibn Haxher el-Askalani, të cilën e kam qartësuar në “Sahih Sunen Ebi Davud (256)”. Edhe Ibn-ul-Mulakkin u pajtua me “Khulasat-ul-Bedr el-Munir”. Para kësaj, Ahmedi e cilësoi atë si të fortë dhe e miratoi atë sipas mendimit të tij.

Ebu Davudi tha:

“E kam dëgjuar Ahmedin duke u pyetur në lidhje me burrin që ka marrëdhënie intime me gruan e tij që ka ciklin e saj mujorë, pas së cilës ai u përgjigj: “Sa i mirë është hadithi i Abdul-Hamidit në lidhje me këtë çështje.” I thashë: “A e pranon këtë mendim?” Ai u përgjigj: “Po, ky është dëmshpërblim.” Unë i thashë: “Një monedhë ari apo gjysmë? “Ai tha: “Siç dëshiron.” (Masa’il-ul-Imam Ahmedi, fq. 26).

Hadithi e pranuan disa nga Selefët emrat e të cilëve esh-Sheukani i përmendi në “Nejl-ul-Autar” (1/244). Ai gjithashtu e forcoi hadithin. Se është e mundur për të paguar dy dëmshpërblimet në varësi të kushteve ekonomike të personit që duhet të paguaj dëmshpërblimin e cila është përmendur në mënyrë specifike në formulime të caktuara edhe pse zinxhirët e tyre janë të dobët dhe Allahu e di më mirë. E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me dobësinë e hadithit që trajton dallimin në mes të marrëdhënies intime me gruan që ka ciklin e saj mujor dhe pas ciklit mujor por para se të lahet.

 

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com