Pyetja:

Përse shpikeshin hadithet në të kaluarën?

***

Përgjigjja:

Në të kaluarën hadithet shpikeshin për shumë arsye, por këto janë disa prej arsyeve kryesore:

1. Për arsye politike (Shi’itët, umejedët, havarixhët, etj.).

2. Për ta dëmtuar Islamin (Munafikët, etj.).

3. Për arsye nacionaliste (Lavdërimi i atdheut, i trashëgimisë, etj.).

4. Për rrëfenja dhe predikim (Ka pasur rrëfyes tregimesh të cilëve u interesonte vetëm kapja e vëmendjes së njerëzve dhe grumbullimi i tyre në një vend, në mënyrë që t’i frymëzonin për çfarëdo hadithi që u duhej ta shpiknin që ta përmbushnin këtë objektiv).

5. Për ta siguruar jetesën (njerëzit fitonin para duke i grumbulluar njerëzit për t’u treguar hadithe të cilat i shpiknin).

6. Me nijetin e mirë për t’ua shtuar imanin njerëzve (Disa persona të devotshëm shpiknin hadithe që i motivonin muslimanët të bëheshin adhurues më të mirë të Allahut).

7. Për të mbështetur medhhebin (Disa pjesëtarë të medhehebeve shpiknin hadithe, me qëllim që t’i mbështetnin opinionet juridike që mbaheshin në medhhebet e tyre).

8. Për t’ua bërë qejfin pushtetarëve.

mburoja.net