Pyetja:

Pse Pejgamberi Muhamed alejhi selam nuk ka dalur në fotografi?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dihet që para 1400 vjetësh, apo në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ka pasur aparate fotografike dhe nuk mund të imagjinohej kjo gjë.

Por në atë kohë ka pasur piktorë e skulptorë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar (bërë haram) kush pikturon gjallesa me shpirt dhe Allahu i ka mallkuar piktorët apo skulptorët, që bëjnë piktura apo skulptura që i ngajnë krijesave me shpirt (ndërsa për pikturat me peisazhe natyrore pa gjallesa si njerëz apo kafshë, ose edhe nëse bëhen si trupa pa i dhënë formë të plotë fytyrës, si sytë, gojë, veshë, hundë, është e lejuar) dhe për këta piktorë ka dënim të ashpër në Diten e Kiametit, kur zjarri i xhehenemit ngre flakët e tij dhe i përpin në barkun e tij.

Transmetohet nga Ibn Mes’udi r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Dënimi më i ashpër në Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura (me shpirt)”. [1]

Kështu që për të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk ka foto dhe elhamdulilah se do ishte bërë shirk i madh me adhurimin e këtyre fotove.

Por dikush mund të shoh familjen e Ehli Bejtit (Muhamedit, Aliut, Fatimes, Hasanit, Husejnit) në piktura siç gjen nëpër teqet e bektashinjve dhe të ngjashme me ta, dhe këta nuk kanë asgjë të vërtetë dhe të ngjashme me figurën e Profetit Muhamed ﷺ dhe familjen e tij, por i kanë pikturuar piktorët dhe të mjerët ata për dënimin që do të kenë, se nuk do marrin vetëm dënimin e pikturës si gjallesë, por edhe dënimin e ashpër që kanë gënjyer se ai është i Dërguari i Allahut ﷺ dhe familja e tij dhe dënimin e adhurimit që i bëjnë këtyre fotove me mijëra njerëz (gjatë shekujve janë bërë me miliona e miliarda deri në Ditën e Gjykimit) dhe këta piktorë mbajnë mbi kurriz edhe një pjesë të mëkatit të këtyre adhuruesve të pikturave të tyre se ata kanë qenë shkak i injorancës së tyre.

Murat Basha

————————-

[1] Buhari dhe Muslimi