Pyetja:

A lejohet konsumimi i Coca Cola-s?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetem Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Tij, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në radhë të parë duhet të dimë që të bësh hallall apo haram diçka duhet të jesh i sigurt që ajo gjë është më të vërtetë ashtu (hallall apo haram) dhe të bazohesh në Kuran e Sunet ose çfarë kanë thënë dijetarët e Islamit se Allahu thotë në Kuranin Famëlartë: “…pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).” (Nahl, 43) Është e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe para Allahut që të bësh hallall atë që e ka ndaluar Allahu, apo haram atë që e ka lejuar Ai, siç ndodh në kohët e sotme, që të gjithë japin fetva, hallall, haram, pa e ditur që një fjalë e tyre pa dije e hedh në xhehenem. “Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” (Nahl, 116) se po t’i pyesësh për diçka që ka lidhje me dunjanë si sëmundje apo ndërtim apo mekanike, të thonë shko te doktori apo inxhinieri se ata janë kompetentë për këtë, ndërsa për fetva që janë më delikate dhe nuk mund t’ju përgjigjet përveçse dijetari, të gjithë japin përgjigje dhe nuk e dinë fjalën e Allahut që thotë: “Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme (hallall) e kjo e ndaluar (haram)”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” (Nahl, 116) Dhe thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (Araf: 33)

Ndërsa për Coca-Cola nuk është zbuluar diçka që mund ta quajmë haram sepse në të nuk ka nga gjërat e ndaluara siç është alkooli apo produktet e derrit siç thuhet, sepse nuk është vërtetuar deri më sot dicka e saktë dhe konkrete. Në rast se vërtetohet një gjë e tillë atëherë automatikisht është haram dhe nuk lejohet përdorimi i tyre. Por shumë dijetarë thonë se muslimanët duhet të largohen nga blerja e Coca-Coles dhe Pepsit, ngaqe kjo është nje kompani çifute dhe një pjesë të përfitimeve e dërgon në Izrael për luftë kundra muslimanëve të Palestinës.

Por, megjithatë sipas zbulimeve mjekësore, është vërtetuar që në përgjithesi të gjitha pijet me gaz e dëmtojnë trupin e njeriut, si p.sh.: për të pastruar gjakun mbas pirjes së një kanaçeje Pepsi apo Coca-Cola duhen afërsisht më shumë se një muaj (nga helmet) dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë përdorimi i këtyre pijeve është i ndaluar dhe duhet larguar nga përdorimi i tyre, se Islami ndalon çdo gjë që dëmton shëndetin e njeriut.

Dhe unë ju këshilloj që të përdorni lëngje natyrale, është shumë më mirë për shëndetin tuaj sesa këto lloj pijesh që edhe nëse nuk e ndjen dëmin e tyre sot, mbas disa vitesh mund të jetë vonë për ty.

Dhe nga gabimet më fatale është ushqimi i fëmijëve të vegjel me këto lloj pijesh dhe ta dëmtosh stomakun dhe ta kontaktosh me sëmundje kanceroze, siç ndodhi këto kohët e fundit me disa fëmijë, që përdornin pijet e gazuara dhe patatinat, mbasi u sëmuren rëndë u zbulua që në stomakët e tyre kishte avancuar kanceri shumë dhe prindërit e tyre ju bënin thirrje të gjithë kujdestarëve të femijeve që të mos ju jepnin fëmijëve te tyre pije të gazuara dhe patatina. (Ky emision është dhënë në televizion).

Është edhe diçka tjetër që thuhet se fabrika kryesore e Coca-Cola-s është tallur disa herë me simbolet kryesore të Islamit si Qabja dhe muslimanët e Amerikes që e dinë më mirë këtë i kanë bërë thirrje disa herë muslimanëve në botë për bojkot (mësperdorimin dhe mosblerjen) e Coca-Cola-s.

Allahu është më i Dituri dhe Atij i kërkojmë falje!

Murat Basha