[ad_1]
Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam
Vendimi 180 (6/19)
Rreth dhunës në familje
Asambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, e dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, e mbledhur në sesionin e saj të nëntëmbëdhjetë, në Emiratin e Sharikas të shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në datat 1-5 Xhumadil Ula 1430 (26-30 Prill të 2009) pasi mori në shqyrtim studimet që i janë paraqitur Akademisë në lidhje me temën e dhunës në familje, pasi dëgjoi diskutimet që u zhvilluan rreth temës, pasi solli në kujtesë parimet bazë dhe të patjetërsueshme të fesë, të cilat synojnë forcimin e shtyllave të familjes mbi bazën e dashurisë dhe dhembshurisë, ligjërimin e dispozitave të cilat përmbushin qëndrueshmërinë dhe qetësinë e familjes dhe se largimi nga kjo rrugë çon në përhapjen e dhunës në familje, vendosi si më poshtë:
Së pari: koncepti i dhunës në familje
Me dhunë në familje kuptojmë veprime ose fjalë të ashpra dhe të vrazhda që një individ i familjes ushtron ndaj një pjesëtari tjetër të familjes, të cilat i shkaktojnë familjes ose një individi të saj dëme fizike ose kuptimore.
Kjo sjellje është e ndaluar (haram), sepse ajo bie ndesh me objektivat e fesë islame për mbrojtjen e jetës dhe shëndet mendor, si dhe është në kundërshtim me rrugën hyjnore që bazohet tek sjellja e mirë dhe dashamirëse.
Së dyti: Në këndvështrimin islam, nuk konsiderohen dhunë dhe as diskriminim situatat e mëposhtme:
a. Përmbajtja ndaj dispozitave të fesë që rregullojnë marrëdhëniet bashkëshortore.
b. Paralajmërimi dhe refuzimi i formave joislame të martesës.
c. Ndalimi i përdorimit të mjeteve kontraceptive për ata që nuk janë martuar, sipas normave që lejon Islami.
d. Ndalimi i abortit, me përjashtim të rasteve emergjente shëndetësore të përcaktuara fetarisht.
e. Fajësimi i deviancave seksuale.
f. Ndalimi i gruas nga ana e burrit të saj për të udhëtuar vetëm, me përjashtim të rasteve kur udhëtimi bëhet me lejen e tij dhe përmbushen kriteret fetare.
g. E drejta fetare që u njeh të dy bashkëshortëve për të ruajtur nderin dhe përmbushur nevojën seksuale mes tyre edhe në rastet kur dikush prej tyre nuk ka dëshirë.
h. Mbajtja nga ana e gruas e rolit të saj kryesor si nënë dhe kujdestare e shtëpisë bashkëshortore dhe e burrit si përgjegjës për detyrimet e mbarëvajtjes familjare.
i. Kujdestaria e tutorit, e njohur fetarisht, ndaj vajzës së virgjër në rast martese.
j. Ajo që ka përcaktuar feja islame në lidhje me trashëgiminë dhe testamentin.
k. Divorci që kryhet në përputhje me kriteret e përcaktuara fetare.
l. Poligamia e bazuar në ruajtjen e drejtësisë (sociale).
Së treti: Rruga islame për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bashkëshortore
Gjatë trajtimit të mosmarrëveshjeve bashkëshortore dhe në veçanti mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e bashkëshortes duhet të kihen parasysh kriteret e mëposhtme fetare:
1. Shmangia e sharjeve, ofendimeve dhe përçmimit.
2. Kur burri e trajton problemin vetë me bashkëshorten, ai duhet t’i përmbahet metodës fetare normë, duke e nisur me këshillimin më pas me bojkotin dhe në fund me rrahjen e padhunshme, e cila në fakt qëndron më afër paralajmërimit sesa veprimit konkret, por natyrisht përdorimi i këtij mjeti nuk është ai që këshillohet, sepse Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Më të mirët në mesin tuaj nuk rrahin” dhe vetë ai gjithashtu nuk ka rrahur asnjëherë ndonjë grua.
3. Kur situata bëhet problematike dhe acarohet së tepërmi atëherë kërkohet ndërhyrja e dy njerëzve të tjerë për të arbitruar zgjidhjen e problemit.
4. Divorci duhet të kryhet sipas rregullave të përcaktuara nga sheriati dhe ashtu siç i përcakton ai (divorc i kthyeshëm, ndarës i madh ose i vogël, koha kur ai kryhet) dhe duhet të konsiderohet si hallalli më i urryer tek Allahu.
Së katërti: Akademia konfirmon se:
1. Në nivelin familjar:
a. Rruga e zhvillimit shoqëror duhet të kalojë nëpërmjet edukimit fetar
b. Në ndërtimin e familjes duhet të theksohen parimet bazë të fesë, siç është bashkëpunimi, dashuria, dhembshuria, mëshira, qetësia, bamirësia dhe sjella e mirë mes dy bashkëshortëve.
c. Dialogu duhet të jetë baza e zgjidhjes së problemeve të brendshme familjare.
2. Në nivelin institucional dhe shtetëror:
a. zhvillimi i kurseve dhe seminareve për ndërgjegjësimin e rreziqeve që mbart dhuna në familje si dhe edukimi i metodës së dialogut si metodë bazë.
b. Institucioneve edukative u del si detyrë tu mësojnë njerëzve sesi trajtohen çështjet e dhunës në familje, të çfarëdo forme ato qofshin…
Burimi: http://www.fiqhacademy.org.sa
[ad_2]
Burimi