Pyetja:

“Unë punoj si shofer autobusi. Për punën ku punoj, e kam 78 kilometra nga shtëpia ime, por unë vazhdoj edhe e kaloj mbi 100 kilometra. A më lejohet t’i bashkoj drekën dhe iqindinë, pasi unë e bëj këtë çdo ditë?”

Përgjigjja:

“Përderisa punën e ka larg shtëpisë, rreth 80 kilometra, e pastaj lëviz apo nuk lëviz gjatë ditës (me rëndësi që nga shtëpia e vet udhëton çdo ditë një distancë prej 80 kilometrash dhe atje pastaj fillon punën), ky person ka të drejtën e shkurtimit dhe bashkimit të namazeve. Nuk prish punë fare që kjo ndodh çdo ditë.”

/Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/