Pyetja: ​Desha t’ju pyes diçka: nëse bëhen vetullat me microblading, a depërton uji gjatë marrjes së abdesit apo e pengon atë? A është abdesi në rregull pas shërimit?

Përgjigjja: ​Së pari, duhet ditur se sipas shumicës së dijetarëve bashkëkohorë, microblading në esencë konsiderohet si “tatuazh” dhe fetarisht është i ndaluar, përveç nëse bëhet për shkak të ndonjë sëmundjeje apo nevoje mjekësore (p.sh. deformim, djegie, etj.).

Sa i përket abdesit: Ngjyra e microblading nuk krijon shtresë që e pengon ujin, por është pigment nën lëkurë. Prandaj, uji depërton normalisht dhe abdesi është i saktë.

​Edhe pas shërimit, abdesi dhe namazi janë në rregull dhe nuk kërkohet heqja e tij, sepse ajo që mbetet është vetëm ngjyrë, jo substancë që pengon ujin për abdes.

Hoxhë Llokman Hoxha