Pyetje : Mësuese në disa transmetime përmendet edhe fikja e dritave në kohën e akshamit krahas këtyre që permende, ka argument për këtë?

Përgjigje: nga Adelina Kuçana.

Argumentet qe kane ardhur jane per shuarjen e zjarrit naten…
Po permendim nga këto argumente:

1- “Mos e lini zjarrin ne shtepite tuaja kur flini gjumë” (Muttefekun alejhi)
2-  “U dogj nje shtëpi naten në Medine me pjesëtaret e saj  dhe Profeti -salallahu alejhi ue selam- foli për çeshtjen e tyre tha: “Me të vërtetë, ky zjarr është armiku juaj, kur të flini shuajeni atë” (Trans. Buhariu)
3- “Mbuloni enët, mbyllni portat dhe shuani fenerët, sepse miu mund të shkojë tek fitili (e tërheq atë) dhe i djeg pjesëtarët e shtepisë” (Trans. Buhariu)

Dhe ne bazë të asaj që është përmendur në hadithe duhet të kemi kujdes nga çdo gjë që mund të jetë shkaku i zjarrit dhe djegies së pjesëtarëve në shtëpi, sepse  zjarri është armik siç është përmendur edhe në hadith. Por nëse do të kete nevojë për zjarr në shtepi qoftë për ndriçim, qoftë për ngrohje është e lejuar ndezja e këtij zjarri duke u ruajtuar që të mos shkaktojë ndonjë rrezik, sepse shuarja e zjarrit natën është e rekomandueshme (e pëlqyeshme) dhe jo e detyrueshme.
Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.