Pyetja:

Si do të jetë llogaria e atyre njerëzve që kanë jetuar në mes viteve 325 prej këshillit të Nikes (aty ku Jezusi është shpallur zot) e deri në paraqitjen e Islamit? A janë të dënuar edhe ata njerëz që pa dije e kanë pranuar krishtërimin? E njëjta pyetje vlen për ata njerëz që pa shkollë e të paditur në male të thella nuk ka mundur të mësojnë për islamin a janë me faj a po jo?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Trajtimin mbi këtë çështje dijetarët e Islamit e bëjnë nën titullin ”ehlul fetreh”/ ”ithtarët e pauzës”

Pra njerëzit që kanë jetuar në kohën e pauzës profetike, njerëzit e kësaj kategorie janë në dy grupe:

Njerëz që argumentet e profetit pararendës kanë qenë ekzistentë dhe të qarta ose që kanë jetuar njerëz që ftonin njerëzit në besimin e pastër të profetëve pararendës, këto janë jo të arsyetuar.

Njerëz që argumentet e profetit pararendës ishin zhdukur ose nuk kishte njerëz me besimin e tyre që t’i ftonin njerëzit në besimin e tyre të pastër, këto konsiderohen të arsyetuar.

Ndërsa si ligj në lidhje me të krishterët ata konsiderohen mohues qafira, si ligj në origjinë nëse ndonjërit prej tyre si kanë ardhur argumentet ose i kanë ardhur të shtrembëruara qysh në fillim, ai konsiderohet prapë mohues si ligj, po mundet që këtyre që s’u ka ardhur fare argumenti mbi të vërtetën të sprovohen Ditën e Gjykimit duke mos harruar se në çështjet esenciale të besimit si monoteizmi s’ka arsyetim, sepse njeriu pa nevojën që t’i flasë dikush kupton se ka vetëm një Zot dhe se ky Zot është i panevojshëm që të ketë ortak apo rivalë.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja