Pyetja:

Si duhet një njeri të kalojë një ditë, një muaj, një vit në mënyrë që të shërbejë në rrugën e Zotit?

***

Përgjigjja:

Menaxhimi i kohës dhe i punës janë dy elemente shumë të rëndësishme, në të cilat shumë njerëz nuk tregojnë sukses të mjaftueshëm. Të jesh punëtor dhe vetë-sakrifikues janë dy cilësi të mira. Besimtarët duhet të luftojnë të bëhen ashtu, edhe pse shumica prej nesh jemi indiferentë në organizimin e jetëve tona dhe si pasojë jetojmë në ç’rregullsi. Në mungesë të dëshirës për sistemim të punëve, ata nuk mund ta sistemojnë shërbimin e tyre për njerëzimin si detyrë parësore, edhe pse bëjnë shumë sakrifica. Njeriu nuk duhet të përkushtohet vetëm për një pjesë të ditës për shërbim ndaj Zotit, por duhet t’i çaset një atmosfere ku kjo detyrë është pjesë e çdo fragmenti ditor; duke i ditur qëllimet, dhe duke organizuar një jetë sistematike.

Janë disa pika të cilat duhen shqyrtuar. Së pari, një njeri do ta bëjë shërbimin ndaj Zotit pjesë  të jetës së tij, nëse ka sinqeritet, dhe do të pranoj çdo lloj vuajtje që do të has në këtë rrugë. Nëse personi është i zellshëm në shërbim, ai do të jetë të njëjtën kohë pedant në menaxhimin e kohës së tij.  Ai do ta ndajë ditën pjesë-pjesë, bazuar në pesë kohët e namazit. Një pjesë nga namazi i sabahut deri në namazin e drekës. Një pjesë tjetër prej namazit të drekës deri në namazin e ikindisë, e një tjetër nga namazi i ikindisë deri në namazin e akshamit. Kështu ai do të thotë: “Nëse dështoj në shërbimin tim brenda këtyre pjesëve, atëherë çdo pjesë e jetës sime do të llogaritet e dështuar.” Padyshim, koha është relative dhe nuk ka një trup të vërtetë.

Diçka që i jep vlerë, gjallëri dhe vitalitet kohës është diçka që është bërë brenda asaj periudhe. Kur i referohemi Epokës së Lumturisë, nuk na kujtohet ndonjë periudhë e caktuar e kohës, por njerëzit që kanë jetuar në atë periudhë kohore, gjithashtu veprat brenda asaj kohe. Koha merr vetëm ngjyrë në raport me ndodhitë brenda saj, e pastaj bëhet ylber. Një moment i jetuar kështu vlen më shumë se shekujt e kohëve të tjera. Pra, dhënia vlerë kohës dhe përdorimi i saj për qëllime të mira është drejtpërdrejtë e lidhur me veprimet që i bën dikush brenda asaj kohe.

Së dyti, ne kemi një kapital prej 24 orësh. Nëse e kujtojmë mundësinë që ky 24 orësh mund të jetë 24 orësh i fundit i jetës sonë dhe nëse e akordojmë këtë periudhë kohore me kohët e Namazit dhe mundohemi t’i shërbejmë Zotit në çdo pjesë kohore të ndarë në namaze, atëherë ne do të arrijmë vlerën e vërtetë të kohës dhe jeta jonë do të fillojë një rrjedhë që meriton përjetësinë.

Nëse një njeri mund ta përdor kohën në këtë mënyrë, do të thotë se ai e vlerëson rëndësinë e kohës, dhe kështu marrim edhe përgjigjen e pyetjes së bërë. Pra, shërbimi në rrugën e Zotit nuk bëhet vetëm brenda një dite, por po ashtu gjatë javës. Këto të gjitha kombinohen për të formuar një muaj te ndritshëm dhe prej këtyre të fundit, një vit të ndritshëm.

Sikur populli ynë të dinte të menaxhonte kohën dhe ta përdornin në të mirën e tyre! Sidoqoftë, shfrytëzimi maksimal i kohës është i lidhur me të besuarit e plotë në këtë mënyrë shërbimi tek njerëzit. Pra, pa një përkushtim të tillë, asgjë nuk duhet bërë me detyrim.  Shërbimi i vazhdueshëm si rob i Zotit bëhet natyrë e dytë e njeriut.

Nëse menaxhimi i kohës bëhet natyrë e dytë në vetëdijet e tona, atëherë ne do të përqendrohemi në të dhe do të tentojmë ta mbushim me pasurinë tonë shpirtërore, në mënyrë që mos të na kalojë asnjë periudhë bosh. Në fakt, duke vendosur kohët e namazit brenda ditës, Zoti cakton shpërndarjen e ndritshmërise brenda tërë kohës, ashtu që të ndjejmë periudhën e kohës që po e kalojmë. Zoti e ndriçon javën me të Premtën, në të cilën gjendet momenti i favorshëm. Nëse në atë moment të shenjtë, njerëzit i ngrisin duart për lutje, dhe kthehen tek Zoti me adhurime, atyre do t’u ipen shumë surpriza brenda jetëve të tyre.

Njëjtë, Zoti i Gjithmëshirshëm e ndriçon muajin me katër të Premte, dhe një vit prej 365 ditësh me një Ramazan. Ka burime të tilla drite të shpërndara nga Zoti përgjatë kohës, të cilat mund t’i gjejmë jo vetëm brenda ditës, javës ose muajit, por po ashtu brenda vitit. Përmes kësaj, Zoti a mëson si ta përdorim e menaxhojmë më së miri kohën. Duke marrë mirësi prej këtyre pjesëve të vogla të kohës, nga e kaluara për te e tashmja, njerëzit udhëhiqen për tek një jetë e suksesshme.

Zoti i Gjithmëshirshëm ka shumë mirësi për ne, të cilat i ngjasojnë reve që qëndrojnë mbi ne. Por, se a i korrim këto mirësi apo ecim nën hijen e tyre, varet prej nesh pasiqë kemi një vullnet te pjesshëm.

Zoti na ndihmoftë që vullneti ynë i lirë të jetë i prirur për menaxhimin e kohës dhe marrjen e mirësive të saj!

Allahu e di më së miri.

islamqa.info