Librat e hadithit dhe të historisë kanë ruajtur momentet e para të hyrjes së Umerit(radiallahu anhu) së bashku me Kabin, një mysliman i asaj kohe me prejardhje hebraike (Allahu e mëshiroftë).

Transmetimet përmendin: “Umeri në ato momente e pyeti Kabin: Ku është vendi i shkëmbit (kibla e Beni Israilëve)?
Kabi i tha: Mat nga muri i cili është nga ana e luginës së Xhehenemit (lugina përbri xhamisë) kaq e kaq parakrahë dhe pastaj gërmo se do ta gjesh!
Xhamia atëkohë ishte vend mbeturinash dhe ata gërmuan derisa u shfaq shkëmbi.
Atëherë Umeri i tha Kabit: Ku mendon të ndërtojmë një vend për falje?
Kabi i tha: Pas shkëmbit që të bashkosh mes dy kibleve: kibles së Musait -alejhi selam- dhe kibles së Muhamedit(alejhi selatu ue selam)
Umeri i tha atij: I përngjave jehudizmit, o Ebu Is’hak (llagapi i Kabit)! Më i miri vend është ai i përparmi (që namazliu të ketë për kible vetëm Qabenë, pasi kibla e Beni Israilëve është gjykim i anuluar). Dhe kështu ai e ndërtoi atë në pjesën e përparme të xhamisë.”

E transmeton imam Ahmedi dhe Ibn Zenxheuejh me dy zinxhirë të ndryshëm transmetuesish të cilët forcojnë njëri tjetrin.

Shkëputur nga libri: Shami dhe Veçoritë e Tij në Islam