Pyetja:
Sot po dëgjojmë për të ashtuqujtura vende të shenjta si teqe; tyrbe, etj dhe për këto njerëzit dhe sidomos të moshuarit flasin sikur nga këto vende kanë ndodhur mrekullira si janë shëruar njerëz. Gjithashtu i dëgjojmë tek flasin me një ndrojtje për këto vende si psh., mos prej dru në atë vend se do të gjejë e keqja etj. Çfarë shpjegimi ka për këto gjëra?
***
Përgjigja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, jemi dëshmıtarë të asaj që herë pas here dëgjojme për të ashtuquajturat mrekullı të këtyre vendeve të shenjta apo tyrbeve apo vendeve të mıra etj. etj. etj., mirëpo unë mendoj, përpara se të trajtojmë këtë gjë, çështjet duhen trajtuar në parim.
Profeti ﷺ thotë qarte: “Allahu s’ka bërë shërım në asgjë që ia ka ndaluar ymetit tim.”
Së pari: Ligji i Islamit.
Shırk, politeizëm. D.m.th: kufër ose më shqip dalje prej fesë nëse besimtari shkon në këto vende dhe kërkon apo shpreson apo bën ndonjë formë të adhurımıt që i takon vetëm Allahut, si kurbanı apo lutja për shërim apo kërkimi i mbarësisë apo çelja e fatit apo, apo, apo gjëra që s’mund t’i bëjë askush tjetër përveç Allahut apo që ı vdekuri apo sendi që i sakrifikohet ky adhurım apo veprim nuk mund të bëjë asgjë. Pra, s’ka fuqi të të bëjë gjë në lidhje me atë që i kërkohet, atëherë themı është kufr sepse Zoti i madh kështu e ka quajtur në Kuran qartë, po kështu në hadıthet profetike. Lexo p.sh: në suren Zumer si i quan Allahu ata që bëjnë këto punë, po kështu dhe hadıthet. P.sh: Allahu e ka mallkuar atë që bën kurban për dikë tjetër përveç Allahut.
Së dyti: Veprimi i njerëzve.
Në 99.99% njerëzıt besojnë se këta në thonjza evlıja do t’ju zgjıdhın hallet e problemet e do t’jua përmbushin nevojat. E ky të menduar, padyshım me Kuran, me Sunet, me Ixhma e nxjerr njeriun prej feje.
E nëse besimi është se jo këta, po Allahu me ndërmjetësimin e tyre, themi se kjo është shpifja më e madhe që i dedikohet Allahut nga besimtarët. Për këtë arsye, unë përmenda ajetın e sures Zumer për të thyer këtë lloj besimi. Në këtë rast shihet:
1. Nëse me këtë lloj besimi i dedikon vendit të shenjtë apo varrit apo vendit të mirë ndonjë adhurim, del nga feja.
2. Nëse vetëm e beson një gjë të tillë, po pa i dedikuar adhurim, ky është mëkat i madh, po njeriun s’e nxjerr prej feje.
Me shembull: Besoi se dervish hatixheja apo mali i Tomorrit e shëron, del prej feje. Nëse s’e beson se Allahu e ka bërë shkak, po i sillet varrit rreth e qark apo merr dhe apo i lutet (disa forma adhurimi) del prej feje. E nëse thotë: O Allahu im, për hir të iksit apo ypsilonit shëro apo beson se Zoti e ka bërë atë shkak për t’u shëruar, mëkati është shumë i madh dhe se njerıu gati sa s’del prej fesë.
Së treti: Ndërsa në lidhje me atë që thonë njerëzit se ka bërë mrekullira dhe për këtë sjellin fakte, qëndrimi është:
1. Të vërtetohen se 99,99% jane legjenda e mitologji.
2. Edhe nëse janë të vërteta këto nuk janë vetëm se sprovë për njerëzit dhe se xhindët që bashkëpunojnë me këta njerëz mund t’i largojnë xhindët në trupin e këtij njeriu që njerëzit të zhyten në kufr e mohim të Allahut. Pra, edhe nëse do të ketë ndodhur nuk lejohet sepse ky veprim e nxjerr njeriun nga feja. Lus Allahun t’ı udhëzojë besimtarët në fenë e vërtetë.
Ndërsa në lidhje me fantazmat ato më shumë janë pjellë e logjikës njerëzore e nëse vërtetohet ndonjë rast ato janë lojra xhindësh që njerëzit t’i humbin nga rruga e Allahut.
Allahu e di më së miri.
Imam Dr. Ahmed Kalaja