Pyetja:

Shum shpesh gjatë natës ndodh që jam në gjumë por ndodh edhe kur nuk jam në gjumë diqka më kap trupin dhe më shtërngon fort dhe kjo më tmerron dhe kam shumë dhembje kokë bëhet edhe e padurushme dhimbja,por më së shumti më tmerron ajo gjëja qe më kap trupin,më vjen nga kembet dhe më kap pastaj tërë trupin dhe më shtërngon shumë nuk di si ta shpjegoj më mirë që të më kuptoni,ose sikur më fut në ndonjë shishe ashtu ngusht më duket vetja,dhe kjo më ndodh shum shpesh dhe nuk di qka të bëj,se nuk është sëmundje mjeksore.

Poashtu,doja të potencojë që unë jam një grua që fal 5 kohë të namazit dhe jam me hixhab,dhe doja të shtojë edhe disa simptoma të tjera në lidhje me problemin tim ; kur me kap trupin ajo “gjëja” se nuk di si ta quaj ndryshe,më ushtojnë apo më bëjnë shumë zhurm veshet,dhe kur më kap nuk mund as të flas as të lëviz fare.

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ju keni nevojë për disa seanca leximi rukje me Kuran e dua profetike, kure me lyerje me vaj ulliri e dëgjim me vëmendje të rukjes për dy-tre orë në ditë.

Motër e nderuar, të jesh e kujdesshme me dhikrin, duatë e të ndjekësh porositë e ndonjë nxënësi dije në zonën tuaj.  Pasi të na njoftoni se nga jeni me saktësi do t’ju udhëzojmë se ku duhet të shkoni.

Ahmed Kalaja