Pyetja:
Si të veprojmë pasi të shohim ëndrra të këqija?
***
Përgjigjja:
- Fryn lehtë nga e majta (tri herë).[1]
- T’i kërkosh Allahut të të mbrojë nga shejtani dhe nga sherri i asaj që pe në ëndërr (duke thënë tri herë: E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm we min sherri mã ra’ejtu.[2]
- Të mos ia tregosh ëndrrën askujt.[3]
- Të ndërrosh krahun nga po flije.[4]
5.Të çohesh të falësh namaz, nëse dëshiron.[5]
—————————————————–
[1] Muslimi
[2] Muslimi
[3] Muslimi
[4] Muslimi
[5] Muslimi