Pyetja:

Si t’i bëj davet babait tim?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin ﷺ, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

Të ftosh prindin në Islam, është prej punëve më të dashura te Zoti i gjithësisë. Të bëhesh shkak që ata të shpëtojnë nga xhehenemi, shpërblimi është i pa llogaritshëm dhe besoj se për këtë s’është e nevojshme me dhënë argumente, se dihen tashmë nga çdo  besimtar dhe besimtare.

Më e rëndësishme për babin tënd është që të futet ne fe, sesa të merresh dhe te harxhosh energji për punën e alkoolit apo ndonjë gjynahu tjetër që, fundja fundit, se nxjerr njeriun nga feja. Do të kujtoja thënien e Aishes radijallahu anha: ”Sikur gjëja e parë që zbriti Zoti të kishte qenë: lini alkoolin, bixhozin, imoralitetin, s’do të futej njeri në fe.”

Për këtë arsye kur e çoi Muadhin në Jemen, i tha: ”Gjeja e parë të jetë monoteizmi, shehadeti, njësimi i Zotit”.

Ti duhet t’i bësh këtë fe të dashur për ata të dy prindërit me: urtësi, maturi, qetësi dhe me shumë dashuri, bindje, respektim, përkujdesje,  gjithmonë pa shkelur kufijtë e përcaktuar prej Allahut.

Këshilla ime  është: mos u ngut dhe filloje me atë që është më e rëndësishme dhe më e ngutshme, pastaj me atë që është e rëndësishme jo e ngutshme, pastaj me të ngutshmet jo të rëndësishmet, pastaj me jo te rëndësishmet jo të ngutshmet.

Për rastin tënd, alkooli është i rëndësishëm jo i ngutshëm, pra sekondar jo primar. Primar është feja, monoteizmi, dashuria dhe pranimi i fesë, shehadeti, namazi, pastaj gjërat vijnë duke u rregulluar dalëngadalë, ashtu si ne kur jemi futur në fillim në fe.

Allahu e di më së miri!

O Allah udhëzoje babanë e saj! E dhuroi asaj urtësi e maturi!

Ahmed Kalaja