Pyetja:

Ka raste kur njeriu dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë nga veprimi i saj duke i pëshpëritur dhe duke i thënë ti e bënë këtë të shohin të tjerët.
Si kemi mundësi t’i largojmë këto cytje të shejtanit?

***

Përgjigjja:

Muslimani duhet t’i mbështetet Allahut dhe t’i kërkojë mbrojtje dhe ndihmë Allahut nga kurthat e shejtanit dhe cytjet e tij. Por nuk bën të ndalet në kryerjen e veprave të mira si shkak i cytjeve, mirëpo duhet të vazhdojë në kryerjen e tyre, sepse shejtani i mallkuar gjithmonë mundohet t’i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira.

Nëse muslimani vepron në këtë mënyrë, shpresojmë se do të largohen cytjet dhe ngacmimet e ndryshme të shejtanit të mallkuar.
Allahu është më i Dituri!.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani