[ad_1]

Download PDF

Vendimi nr. 169 /  (7/18)

Të drejtat dhe detyrimet e gruas muslimane

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, i mbledhur në sesionin e tij të tetëmbëdhjetë në Puturxhaja (Malajzi) në datat 24-29 Xhumada el-Ahire të 1428 h., që korrespondon me 9-14 Korrik 2007 e.s., pasi lexoi me kujdes punimet në lidhje me: “Të drejtat dhe detyrimet e gruas muslimane.” dhe dëgjoi diskutimet  rreth kësaj teme vuri në pah se: Islami i dha gruas vendin që i takon në jetën njerëzore  dhe e konsideroi atë njërin nga themelet më të rëndësishme në formimin e familjes. Islami i ka lënë  hapësira të mjaftueshme femrës për të punuar dhe i përcaktoi me shumë kujdes aspektet e përshtatshme, ku ajo mund të shpalosë aftësitë, dhuntitë dhe vlerat e saj. Feja Islame i ka dhënë gruas mundësinë, që të marrë pjesë në jetën njerëzore  dhe  të shpalosë çdo aftësi, vlera dhe shërbime të dobishme. Madje i ka kushtuar asaj një kujdes të veçantë dhe shumë të rëndësishëm. Ajo është përfshirë në të gjitha udhëzimet e shumta të sheriatit dhe gëzon një përkujdesje të posaçme, duke iu mundësuar atyre të drejta të plota.

Në shumë tekste të sheriatit janë dhënë porosi për përkujdes të veçantë për gruan qoftë si nënë, si motër, si bijë ose si  bashkëshorte. Sheriati i konsideron njëlloj burrin dhe gruan në drejtim të vlerësimit dhe nderimit që merr nga Zoti. Ajo është e barabartë me burrin në çështjet e besimit, obligimet e adhurimit, në urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga e  keqja,  si dhe në nxitjen për punë të mira.  Në  të gjitha këto aspekte ajo është e barabartë me burrin dhe në aspektin e përgjegjësisë para Zotit dhe në shpërblimin që Zoti ofron.  Ajo është e barabartë me burrin në të drejtat për arsimin dhe në të drejtat e saj financiare. Sheriati ka vendosur rregulla dhe kritere të qarta dhe të detyrueshme për t’u përmbushur në këtë aspekt. Urdhëresat e Zotit që sqarojnë detyrimet dhe përgjegjësitë njerëzore ju drejtohen njëkohësisht, si burrave ashtu dhe grave, përgjithësisht njësoj.

Duke marrë parasysh të gjitha sa u përmendën më sipër, këshilli vendosi si vijon:

  1. Gruaja gëzon të drejtën për të zotëruar në pronësi të saj gjithçka që dëshiron prej pronave të tundshme dhe të patundshme, sipas rregullave dhe dispozitave, që i vendos sheriati.
  2. Puna e gruas rregullohet sipas kritereve sheriatike, ajo nxitet të punojë në ato fusha ku ajo jep maksimunin dhe është më superiore, nisur nga natyra e saj e veçantë, ku ajo jep rezultate të larta, si p.sh në sektorin e edukimit dhe arsimit,  mjekësisë së  grave dhe fëmijëve, në aktivitete  shoqërore.
  3. Gruaja mund të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, kulturore dhe edukative, të cilat nuk bien ndesh me dispozitat dhe principet e sheriatit, në përputhje me kriteret e vendosura.
  4. Akademia i qëndron vendimeve të mëparshme të saj, në lidhje me çështjen e gruas, nr. 114 (8/12) dhe nr. 159 (8/17).

 

Akademia rekomandon.

  1. Themelimi i një organizate ndërkombëtar islame, të specializuar në çështjet e gruas, ku ndër prioritetet e saj të jetë ndjekja e çështjeve të gruas dhe monitorimi i konferencave, që kanë të bëjnë me çështjen e gruas, dhe pjesëmarrjen në to.
  2. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për mbrojtjen e familjes, gruas  dhe fëmijës  nga rreziqet dhe rrymat nga të cilat kërcënohen.
  3. Ftojmë të gjitha shtetet anëtare (të OKI) të rezervohen në pranimin e artikujve të konventave ndërkombëtare (rreth familjes, gruas dhe fëmijëve), të cilat bien ndesh me normat e sheriatit.
  4. Akademia rekomandon të shtohen kërkimet dhe studimet rreth çështjeve, si: të drejtat politike të gruas, pjesëmarrja në drejtësi, dhe në postet me karakter publik.

Allahu e di më mirë.

 

Burimi: http://www.iifa-aifi.org/2273.html

 

Share

[ad_2]

Burimi