Tre kohët në të cilat ndalohet varrosja e të vdekurve
Pyetje: A lejohet të varrosen të vdekurit pas namazit të sabahut dhe të ikindisë? Dhe çfarë do të thotë hadithi i Ukbeh ibn Amir -radij Allahu anhu-, ku ai tha:
“Janë tre kohë gjatë të cilave i dërguari ﷺ na ndaloi të falemi namazin dhe t’i varrosim të vdekurit tanë”?
Përgjigje: Jo, nuk lejohet të varrosen të vdekurit në këto tri kohë:
kur dielli është duke lindur,
kur dielli është në zenit, deri sa të fillojë të zbresë nga zeniti,
dhe kur është duke perënduar, deri sa të perëndojë.
Këto janë kohë të shkurtra, prandaj nuk fillohet varrimi në to, përndryshe (nëse fillohet) nuk ka kohë të mjaftueshme për ta përfunduar varrimin e të vdekurit. Sa i përket varrimit para ose pas këtyre kohëve, nuk ka asnjë problem; përkundrazi, është e pëlqyeshme të nxitohet në varrosjen e të vdekurit.
Ukbeh ibn Amir -radijAllahu anhu- rrëfeu:
“I dërguari i Allahut ﷺ na ndaloi të falim namazin e xhenazes dhe të varrosim të vdekurit në tre kohë:
– kur dielli është duke lindur,
– kur është në zenit,
– dhe kur është duke perënduar.”
Transmeton Muslimi (831).
Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com



