Pyetja : Unë shkova nga Riadi për të kryer Umren, dhe elhamdulilah e kryeva siç duhej. Pastaj hoqa rrobat e Ihramit dhe ditën e dytë shkova në Xhaminë At-Ten’im për të hyrë në Ihram që andej, dhe kisha nijetin të kryeja Umren për nënën time të ndjerë, dhe ashtu veprova. A është e vlefshme kjo Umre?
Pergjigja: Nuk ka asgjë të keqe me këtë, inshallah, sepse Profeti (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) tha: “Umrah deri në Umrah është shlyerje për atë që ndodh midis tyre.” Ai nuk përcaktoi ditë specifike midis tyre. Hadithi është i përgjithshëm. Pra, nëse një person kryen Umren për veten e tij, përfundon Umren e tij, pastaj shkon në Tan’im dhe kryen Umre për babanë e tij të ndjerë, ose një person të moshuar që nuk mund ta kryejë Umren, ose për nënën e tij, ose për dikë tjetër që ka vdekur, ose për pamundësinë e tyre për shkak të pleqërisë, atëherë nuk ka problem.
Megjithatë, nëse ka njerëz shumë, si gjatë sezonit të Haxhit, atëherë është më mirë të kufizohet me një Umre, në mënyrë që t’ua lehtësojmë gjërat njerëzve dhe të mos ua vështirësojmë.
✍️Bin Bazi, rahimehullah
“Nurun aled derbi”




