Pyetje: Kur fjala e keqe nuk është gibet?
Përgjigje: Kësaj pyetjeje i është përgjigjur dijetari Ibn Ebij Sherif El-Makdisij, dijetar i Medhhebit Shafi’ij i vdekur në vitin 906H, siç tregon Imam San’ani -Allahu e mëshiroftë- dhe thotë:
Fjala e keqe nuk është gibet në gjashtë raste:
1- Nëse flet keq për dikë qe të ka bërë zullum.
2- Nëse thua diçka thjesht për ta dalluar dikë nga tjetri psh filani i verbëri.
3- Nëse thua diçka për dikë që është i keq për ti paralajmëruar të tjerët që të mos bien viktimë e tij.
4- Nëse i përmend dikujt punën e tij të keqe kur është prej atyre që e bëjnë në publik.
5- Nëse je duke kërkuar fetva dhe detyrohesh ti përmendesh të këqijat e dikujt.
6- Ai i cili kërkon ndihmën e dikujt për të ndryshuar një punë të keqe dhe detyrohet ti përmendë atij të keqen e tjetrit për ti treguar atij arsyen e kërkimit të ndihmës.
Këto gjashtë raste janë përmbledhur në një strofë poezie:
Gjashtë njerëz, fjala e keqe
asnjëherë në përgojim s’i çon
Ai që i është bërë zullum
dhe ai që dikë nga tjetri dallon
Ai që paralajmëron dikë
dhe ai që një të shthurur citon
Ai që pyet të diturin
kur atij fetva i kërkon
dhe ai që për të larguar të keqen
ndihmë të tjerëve u kërkon
Hoxhë Dr Abdullah Nabolli



