Pyetja:

A më lejohet t’u drejtohem aplikacioneve të inteligjencës artificiale për t’i pyetur rreth disa çështjeve fetare dhe për të marrë gjykimin prej tyre, si dhe të mbështetem në ato që ato japin nga dispozitat?

Përgjigjja:

Inteligjenca artificiale është në thelb një mjet i lejuar, por nuk lejohet t’i kërkosh fetva apo të mbështetesh tek përgjigjet e saj në çështjet fetare, sepse ajo nuk ka cilësitë e nevojshme për dhënien e fetvasë, siç janë: kuptimi i fesë, njohja e realitetit dhe kushtet e tjera të domosdoshme.

Përgjigjet e saj gjenerohen automatikisht nga të dhëna që mund të jenë të panjohura ose të pasakta, dhe mund të përmbajnë gabime, prirje apo të mos marrin parasysh dallimet e rëndësishme mes njerëzve.

  • Për studiuesit: Megjithatë, lejohet që studiuesi dhe kërkuesi të përfitojnë prej saj për mbledhjen e materialeve ose për të kuptuar më mirë realitetin, por me kusht që të verifikohen burimet.

  • Për njeriun e thjeshtë: Sa i përket njeriut të thjeshtë (që nuk është dijetar), nuk i lejohet të veprojë sipas “fetvave” të inteligjencës artificiale, por duhet të pyesë dijetarë të besueshëm dhe të njohur.


Burimi: Islamqa.info – Solli në gjuhen shqipe: Hoxhë Florim Islami