Zbritjet me rastin e fundvitit?!

 Pyetjet e parashtruara:

  • ​Më vijnë shumë pyetje në lidhje me zbritjet e fundvitit Gregorian, a lejohet që të përfitojmë nga këto (zbritje)?
  • ​Gjithashtu punëtorët të cilët marrin rrogë shtesë e cila është për shkak të përfundimit të vitit dhe fillimit të vitit të ri, a lejohet marrja e saj?

​ Përgjigja:

​”Përgjigja për të dy çështjet e cekura më lartë është:

Po, lejohet dhe nuk ka asnjë të keqe në të.

​Rregulli i përgjithshëm është se çdo gjë e cila nuk është ndihmë për festën e tyre dhe as është pjesëmarrje në të, nuk ka asnjë të keqe në të.”

 

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli – Allahu e ruajttë
Përktheu: Shpend Rrustemi