Si agjërohen gjashtë ditët e Shevalit?

Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): “Besimtari nëse dëshiron i agjëron në fillim të muajit, nëse dëshiron i agjëron në mesin e muajit ose në fund të muajit. E nëse dëshiron i agjëron të ndarë (disa ditë në fillim, në mes e në fund).” Mexhmu fetaua ue mekalat (15)

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Më e mira është që agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të fillojë menjëherë pas përfundimit të festës së Fitër Bajramit dhe të agjërohen rresht.” Mexhmu fetaua ue rasail (20)

A është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval bidat?

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): “Kjo fjalë është e kotë (batil).” Mexhmu fetaua ue mekalat (15)

Përktheu: Unejs Sheme