Pyetja:
Ku ka jetuar Musai (paqja qoftë mbi të!) në Egjipt, si quhet vendi ku u hap deti që i ra me shkop, ku shkoi mbasi kaloi matanë? Piramidat u ndërtuan para se të vdiste faraoni apo mbrapa dhe kush i ndërtoi, ku ndodhet Medjeni që shkoi Musai (paqja qoftë mbi të!)?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të shtjellojmë gjithë historinë e Musait (paqja qoftë mbi të!) në këtë pyetje është e vështirë, por ju rekomandojmë të lexoni librin “Rrëfime për të Dërguarit e Allahut” të shkruar nga Hafidh Ibën Kethiri, botuar nga “Gjurma Botime”. Në këtë libër do të gjeni njohuritë që ju interesojnë jo vetëm rreth Musait alejhi selam, por për të gjithë të Dërguarit të cilëve u njihet historia. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi