Pyetja:

Një njeri ka lënë agjërimin e Ramazanit për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, ç’është puna me këtë?

***

Përgjigjja:

Ky njeri i cili e ka lënë agjërimin për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, nëse e ka bërë këtë duke e komentuar në atë mënyrë se: sikur që i lejohet të sëmurit të mos agjërojë ashtu i lejohet edhe atij i cili nuk mund të fiton kafshatën e gojës përveç nëse e prishë agjërimin. Ky pra, e ka bërë këtë nga keqkuptimi, andaj duhet ta kompenzojë Ramazanin nëse ende është gjallë, ose agjërohet për të nëse ka vdekur. Nëse nuk agjëron përgjegjësi i tij, atëherë për çdo ditë të paagjëruar duhet të ushqehet një i varfur. Mirëpo nëse e ka lënë agjërimin pa ndonjë keqkuptim, mendimi i vërtetë i dijetarëve është se çdo ibadet kohor, nëse lihet me qëllim derisa të mbarojë koha e saj, ai ibadet më nuk pranohet. Në këtë rast ai duhet të bëjë vepra të mira, të bëjë gjëra vullnetare dhe të kërkon falje. Argument për këtë është hadithi i vërtetë: “Kush bën një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar”. [1]
Ibadeti kohor, sikur që nuk lejohet të bëhet para kohe ashtu nuk lejohet të bëhet pas kohe.
Mirëpo nëse ka arsye, sikurse mosdija dhe harresa, Pejgamberi ﷺ, për harresën ka thënë: “Kë e zë gjumi për namaz apo e harron atë, le ta falë në momentin kur i kujtohet, përveç kësaj nuk ka obligim tjetër”. [2]
Ndërsa, për mosdijen ka nevojë për detajizim, mirëpo tani nuk është fjala për të.

Përktheu: Omer Berisha

——————————-

[1] Buhariu në kapitullin e Shitblerjeve; Muslimi (1718)

[2] Muslimi në kapitullin e Xhamive (314).