Pyetja:
Një grua është e martuar prej shumë kohësh, porse nuk ka fëmijë. Pasi kanë kryer testet mjeksore, rezultatet kanë treguar se burri i saj është steril dhe nuk ka mundësi të bënë fëmijë. A i lejohet motrës në fjalë të kërkoj divorcin nga burri i saj steril?
***
Përgjigjja:
Po, nëse steriliteti është i qartë vetëm nga ana e burrit, motrës në fjalë i lejohet të kërkojë divorcin nga burri i saj. Mirëpo, nëse ndodhë që burri nuk i jep divorcin, motra duhet t’i drejtohet gjykatësit përkatës i cili ka të drejtë prishjen e martesës me divorc, sepse plotësisht gruaja ka të drejtë në lindjen e fëmijeve si dhe gratë janë më të ndieshme këtë aspekt sesa burrat. Ky është qëndrimi më i saktë i ulemave të Sunetit dhe Xhematit.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani