Pyetja:

Cili është dallimi mes krenarisë dhe mendjemadhësisë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.

Në lidhje me mendjemadhësinë, atë e ka sqaruar Profeti Muhamed, ﷺ, i cili ka thënë:

“Mendjemadhësia është mohimi i së vërtetës dhe përbuzja e të tjerëve.”

Pra, mendjemadhësia është ta shohësh veten mbi të tjerët, e shoqëruar kjo me përbuzje.

Ndërsa krenaria është edhe ajo një gjendje ku njeriu përpiqet të ngrihet lart me karakterin e tij, dhe duke u larguar nga gjerat e pahijshme. Kështu ai nuk e nënshtron veten vetëm se ndaj Krijuesit.

Por, duhet thënë se mes të dyjave ka një fije të hollë ndarëse, nëse ajo largohet, krenaria kthehet në mendjemadhësi. Allahu e di më mirë.

Bledar Haxhiu