Pyetja:

A i lejohet femrës muslimane t’i paraqes kërkesë për martesë mashkullit musliman? Më pëlqen një djalë musliman. Ai falet dhe ka qenë në haxh, ndërsa unë i fal 5 kohët e namazit.

***

Përgjigjja:

Ruaju shikimit që nuk lejohet, me qëllim të mos biesh në të ndaluaren. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin…” (Nur, 31)

Ibn Burejde transmeton nga babai i tij (kënaqësia e Allahut qoftë me ta!) se Profeti ﷺ i ka thënë Aliut: “Mos e paso shikimin, sepse shikimi i parë është i yti ndërsa tjetri nuk është i yti.” [1]

Ebu Hurejra (kënaqësia e Allahut qoftë me të!), transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Imoraliteti i syve vjen prej shikimit…” [2]

T’i frikësoheni Allahut dhe njëkohësisht duhet të informoni babanë tuaj dhe në asnjë mënyrë ju nuk duhet të merrni hapa individuale.

Allahu është i Gjithëdijshëm.

Tomor Boriçi

———————–

[1] Ebu Davudi

[2] Muslimi