Pyetja:
Pas 5 dite do të shkojë në Turqi inshaAllah, dhe biletën kthyese e kam lënë për 10 nëntor. Ditët që i kam caktuar, janë edhe më shumë se sa është e parapame me islam për ta shkurtuar namazin. Si duhet vepruar në këtë rast? A ta fali namazin e shkurtuar apo të plotë?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.
Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.
Ju keni statusin dhe lehtësimet e udhëtarit (shkurtimin dhe bashkimin e namazeve) nëse qëndroni 4 ditë sipas mendimin më të drejtë të dijetarëve të islamit, (pasi kjo është çështje e diskutueshme mes tyre), por nëse qëndroni më shumë se 4 ditë ju duhet t’i falni namazet e plota.
Imam dr. Ahmed Kalaja