Pyetja:
A është obligim mësimi përmendësh (memorizimi) i Kuranit?
***
Përgjigjja:
Memorizimi i tërë Kuranit është obligim i shoqërisë muslimane, por nuk e ka detyrë çdo individ musliman. Memorizimi i pjesëve të Kuranit është nga adhurimet më të vlefshme. Kjo vlerë i shtohet akoma më tepër nëse muslimani e vë në jetë atë që memorizon, i zbaton dispozitat e tij dhe ndjek normat që mëson në të.
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Abdulaziz bin Baz
Bekr Ebu Zejd
Abdullah Ku’ud
Abdulaziz Al Shejh
Salih El Feuzan
Përktheu: Shuajb Rexha