Pyetja:

Fjala e Profetit ﷺ ne hadith: “Ngrihu dhe thirr ezanin” a është kusht të qenurit në këmbë kur thërret ezanin?

***

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se të qenurit në këmbë është më e mira.

Çështje: Nëse personi therret ezanin për namazin e sabahut por harron fjalën “es-salatu khajrun minen-neum” çfarë duhet thotë?

Përgjigjja: Nuk duhet të thote asgjë, sepse “es-salatu khajrun minen-neum” -e cila quhet et-tethuib- nuk është vaxhib. Përkundrazi, ajo është sunet dhe ezani konsiderohet i saktë pa të.

Nëse thuhet: Nëse thirrja e ezanit fillon para hyrjes se kohës e gjatë thirrjes së tij futet koha, cili është gjykimi?

Përgjigjja: Ezani duhet të përseritet për shkak të rënditjes, sepse fillimi i tij nuk saktësohet.

Përsa i përket muezinit a duhet te heshte mes fjaleve te ezanit? Dhe sa duhet të jetë kjo heshtje?

Përgjigjja: Po, hesht. Me përjashtim të tekbirit te parë (thënies Allahu ekber Allahu ekber) dhe atij të fundit (1). Përsa i përket kohës sesa duhet te jetë kjo heshtje, ajo duhet të jetë e lehtë (shkurtër) aq sa të bëhet e qartë me të se kjo (fjalë) është e ndarë nga tjetra.

Ezani është prej shenjave të dukshme te Islamit, sepse ai ka qenë shenjë treguese se ai vend është vend islam. Nisur nga ky fakt dijetarët (Allahu e mëshiroftë!) kanë thënë se: Banorët e një vendi që nuk e thërrasin ezanin dhe ikametin luftohen, sepse Profeti ﷺ nëse nuk dëgjonte ezanin në një vend atëherë luftonte e në të kundërtën (nëse degjonte ezanin) përmbahej.

Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 3

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————-

(1) Nuk bëhet ndarje mes fjalëve Allahu ekber Allahu ekber, por thuhen njëra pas tjetrës.