Pyetja:

A përsëritet ajo që ka thënë më parë muezini nëse ti fillon ta dëgjosh atë në mes të ezanit? Psh nëse ti ke qenë në namaz kur ka filluar ezani dhe e arrin muezinin tek fjala e tij: ‘Hajje ales-salah’. A e thua ‘Allahu ekber’ katër herë, pastaj dy shehadetet nga dy herë deri sa të arrish aty ku është muezini prej ezanit?

***

Pergjigjja:

Nuk ka diçka të transmetuar në këtë çështje. Por ajo që përmendet në librat e fukahave (dijetarëve të jurisprudencës islame) është se njeriu e përsërit atë që i ka ikur nga ezani. Sepse ezani është një adhurim i vetëm që nuk copëzohet, prandaj e përsërisim atë që na ka ikur prej ezanit, pastaj vazhdojmë aty ku është muezini, përndryshe nuk e kemi plotësuar përsëritjen e ezanit. Sepse ezani nga fillimi në fund është një adhurim i vetëm. Prandaj ajo që kanë thënë dijetarët është se: Nëse angazhohesh nga një pjesë e ezanit, pastaj e arrin atë, e përsërit atë aty ku e arrin, pastaj e plotëson deri në fund. Dhe nuk ka problem në këtë në dashtë Allahu.

Përktheu: Emin Bilali