Pyetja:
A është e saktë të thërriten dy ezane përveç ikametit ditën e xhuma?
***
Përgjigjja:
Xhumaja nuk ka tjetër përveç një ezan i cili thërritet kur ngjitet hatibi në minber, gjë e cila vërtetohet nga Suneti praktik i saktë. Profeti ﷺ, dilte për në xhami kur hynte koha, drejtohej nga minberi, ngjitej në të, kthehej nga njerëzit e pranishëm në xhami u jepte selam dhe pastaj ulej. Bilali qëndronte tek dera e xhamisë duke pritur, sapo e shihte që Profeti ﷺ ulej, atëherë Bilali ngrihej dhe thërriste ezanin. Kur Bilali mbaronte, atëherë Profeti ﷺ ngrihej dhe e fillonte hytben. Ezani që u shtua nga Uthmani në vendin e quajtur Zeura thërritej para se të hynte koha me qëllimin që të lajmëroheshin njerëzit për afrimin e kohës së xhumasë ashtu që njerëzit të përgatiteshin. Allahu e dinë më së miri.
Shejh Muhamed Halil Herras, “Fetvatë” fq. 209
Përktheu: Shuajb Rexha