Pyetja:
Kisha nje pyetje persa i perket familjareve! Normalisht familjaret duhet te respektohen…, por kur ndonje nga ato sa here e takojme fillon te flasi qe besimi ne fe eshte injorance dhe prapambetje e shume gjera te tjera. Po ne keto raste duhet qe ne ti respektojme e ti shkojme ti takojme keto te aferm qe perpiqen te fusin dyshime, apo duhet ti shmangim sa me shume te jete e mundur?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Duhet të kihet parasysh të bëhet dallim mes respektit dhe kujdesit për besimin e individit.
Nëse mendon se mbajtja e lidhjeve me të tillët çon në probleme të fesë tënde, atëherë mënjanoi me kujdes duke u obliguar njëkohësisht për mësimin mirë të fesë qe t’i ftosh në fe bashkë me respektin dhe vizitën ndërfamiljare dhe se shkëputja e lidhjeve duhet të jetë gjëja e fundit që mendohet, sepse në një hadith kur fisi i Profetit ﷺ nuk e pranoi ftesën e tij dhe i shpalli armiqësi ai ju tha atyre: ”Atëherë s’ka mbetur mes meje dhe jush vetëm se lidhja e gjakut që do të mundohem ta mbaj gjithmonë të gjallë në jetë.”
Kjo kthehet dhe tek njohuritë e tua fetare të cilat, padyshim, obligohesh t’i thellosh. Prej këtyre rasteve ne kuptojmë sa e rëndësishme është të thellohemi në dijet fetare, sepse kur ne jemi të mirënjohur me fenë tonë s’mund të na bëjë askush të dyshojmë në fenë tonë të mirë, të vërtetë.
Ahmed Kalaja