Pyetja:

A ia vlen të durojmë shumë gjëra që të dhëmbin në shpirt? Për shembull, nëse akuzohemi për ndonjë lloj gjëje të pistë, të cilën nuk e kemi bërë, a duhet të presim që me kohën ta kuptojë personi vetë që është gabim edhe a është mëkat të lutem për njeriun të cilin e dua që Zoti të më bashkojë me të?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Duhet të durojmë, po s’do të thotë kjo që njeriu të mos bëjë shkaqet për të vënë në vend dinjitetin e tij dhe se kur njeriut i mbyllen mundësitë, atëherë duaja është zgjidhja më e mirë. Një situatë të tillë e përmbledh hadithi i fëmijës që foli, ndërkohë që po pinte nga gjiri i nënës së vet.

Ndërsa për pjesën e fundit, po, sigurisht mund të lutesh në sexhde që Allahu të të bashkojë me atë që do dhe se s’ka asgjë nëse lutesh dhe shprehesh shqip.

Imam dr. Ahmed Kalaja