Pyetja:

A është mëkat nëse dashuroj dikë në heshtje por pa pasur asnjë kontakt me të thjesht e dashuroj në heshtje edhe pse jam një vajzë e re?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lus Allahun të të ruaj prej ngacmimeve të shejtanit e ta pastrojë zemrën tënde!
Me dua, o motër, largohet çdo brengë me Kuran dhe me namaz nate, me agjërim. Gjej ndonjë formë hallall t’i çosh haber për t’u martuar me të siç do Allahu dhe feja, me nikah të rregullt.

E nëse kjo s’arrihet, e ke për detyrë të martohesh, se një ditë Profeti ﷺ këshilloi duke thënë: ”Nëse sheh ndonjë prej jush ndonjë grua që i bën përshtypje, të shkojë te gruaja e tij se atë që e ka ajo e ka dhe kjo.” Po kështu dhe për femrat, martohen me hallall dhe e largojnë çdo vesvese.

Ndërsa se a mëkaton apo jo, derisa nuk e shfaq, nuk konsiderohesh mëkatare, po mos harro se syri bën zina e zinaja e tij është në shikim.

Ahmed Kalaja