Pyetja:
Për çështjen e tekfirit a hyn në pengesën e të shpallurit qafir një njeriut, pasimi i verbër? Dmth., pasimi i verbër ose taklidi a hyn në pengesën e të shpallurit qafir një personit?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Varet nga bagraundi dhe grada e personit në dije, si dhe botëkuptimet e tij mbi çështjet e fesë. Për këtë arsye nuk duhet të ngutemi shumë as të merremi shumë me këtë pikë. Ne na intereson që këta njerëz t’i afrojmë sa më shumë në fenë e Allahut.
Imam dr. Ahmed Kalaja