Pyetja:
Nëse nuk kam ku të mbledh njerëzit per dasem a lejohet t’i thërras në lokal? Nëse po çfarë duhet të veprojë që të mos biem në haram?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse nuk ke vend tjetër lejohet po mos të konsumohet alkooli, as mos të behet aheng mes dy gjinive, dhe do të ishte e udhës të vijë dikush nga hoxhallarët apo nxënësit e dijes fetare që të flasë ndonjë këshillë të lehtë, të bukur, që të shërbejë si davet (lexo: thirrje në fe) për të pranishmit, por gjithnjë me kujdes.
Imam dr. Ahmed Kalaja