Pyetja:
Cilat janë lutjet për pendim?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
E rëndësishme është që pendimi të plotësojë tre kushte:
1. Të heqësh dorë nga mëkati;
2. Të ndjesh keqardhje për mëkatin e bërë;
3. T’i japësh besën Allahut se s’do të kthehesh më te ky mëkat;
4. Të jetë në kohë: a) para se të arrijë shpirti në fyt; b) para se të lindë dielli nga perëndimi. Shtohet edhe një kusht i pestë, nëse gjynahu është bërë karshi njerëzve, t’iu kërkohet atyre hallallëku.
Lutje apostafat nuk ka, po e rëndësishme është se atë që e thua të burojë nga zemra, ashtu siç mund të përdoresh: “Estagfirullahe ladhim eledhij lailahe ila huue el hajjul kajjum ue etubu ilejhi”, për të cilën ka thënë Profeti ﷺ: “… I fal mëkatet edhe sikur njeriu të jetë larguar nga fusha e betejës...”. Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja