Pyetja:
A është haram të përdoret parfumi në atë vend ku ka vetëm gra?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në qoftë se garantohet që kur të dalësh nga ai takim do e largosh, asgjësosh erën tënde dhe je e sigurtë, pra garanton se rruga vajtje-ardhje është e pa parfumosur dhe se vetëm në takim do të jesh e lyer me erë të mirë, s’ka gjë, inshallah, ose përndryshe është haram.
Femra ka të drejtë të parfumoset para çdokujt që e ka të ndaluar martesën me të (el meharim). Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja