Pyetja:

Si të veproj kur gdhihem në mëngjes para lindjes së Diellit për të falur namazin e sabahut, sepse e vërej veten se jam xhunub dhe nuk kam kohë të pastrohem me ujë të nxehtë, ngase derisa të ngrohet uji ikën koha e sabahut, por ka ujë të ftohtë e nuk guxoj të lahem, ngase mund të sëmurem apo të më dëmtohet shëndeti, e sidomos në këto kohë të ftohta. A ta lë namazin të më ikë duke pritur ujin derisa të ngrohet apo si të veproj?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ko është një çështje që ulematë e Islamit në një situatë të tillë prej tyre kush i ka dhënë përparësi faktorit kohë e, si pasoje, ka thënë merr tejemum e falet në kohë; prej tyre kush i ka dhënë rëndësi faktorit pastrim e  si pasojë ka thënë të presë sa të lahet pastaj të falet.

Për mendimin tim, ky është edhe mendimi më i drejtë, përderisa kjo është një çështje që në sheriat s’ka argument të qartë, të saktë, pra t’i jepet përparësi faktorit pastrim, sepse medituesi në argumentet e sheriatit nuk sheh për to tolerancë ndryshe nga faktori kohë. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja