Pyetja:
Si mund t’i këshillojmë ata persona të cilët u japin rëndësi të madhe këtyre tri netëve të ashtuquajtura “të mira” që ndodhen para muajit të Ramazanit, duke agjëruar, duke gatuar hallvë, duke kënduar Kuran për të vdekurit tek hoxhallarët, si dhe duke vizituar varrezat?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Persona të tillë përpara se t’u flitet për këto bidate duhet të shohim kapacitetin e të menduarit të tyre; a e mbajnë nëse ua themi apo jo?
D.m.th.: bëhet dallim mes personit që ka dije, është besimtar i mirë, ose nuk di po do të mësojë të vërtetën dhe tjetrit që s’i ka këto cilësi jo t’ia lejojmë, por përgjigja të jetë më taktike.
Këtyre njerëzve thjesht u kërkohet: ma gjeni ku është në Kuran e në hadithe apo fjalë ulemash!
E nëse janë njerëz që kanë dituri fetare, zbatohet me tha thënia e Allahut: ”Debato në formën më të mirë”. Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja